Kosova

22 vjet nga masakra serbe në Burim të Malishevës, 42 civilë të vrarë

22 vjet nga masakra serbe në Burim të Malishevës, 42 civilë
Foto ilustruese

Sot shënohet 22 vjetori i masakrës serbe në Burim të Malishevës, ku u vranë 42 civilë shqiptarë. Për këto vrasje si dhe për shumë të tjera nuk është dënuar asnjë person.

Ngjarja ndodhi më 31 mars të vitit 1999, në vendin e quajtur Vrella e Mëhillit në Burim të Malishevës. Civilët ishin nga fshatrat Dragobil dhe Astrazup, si dhe tre banorë të Suharekës, të cilët ishin strehuar në këtë zonë.

Politikanët kosovarë pritet të zhvillojnë sot homazhe në vendin e ngjarjes.

Të fundit