Flash News

Kosova

22 vjetori i çlirimit të Prishtinës, marrëveshja e Kumanovës solli tërheqjen e forcave serbe nga Kosova

22 vjetori i çlirimit të Prishtinës, marrëveshja e
Foto ilustruese

Sot është 22-vjetori i çlirimit të Prishtinës nga forcat serbe. Pas nënshkrimit të  marrëveshjes së Kumanovës më 9 qershor 1999 mes forcave të NATO-së dhe ushtrisë jugosllave, nisi edhe tërheqja e ushtrisë serbe nga Kosova.

Marrëveshja u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë.

Sulmet që nisën në fund të marsit dhe vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pas ndërhyrjes së NATO-s. Me ndërhyrjen e NATO-s u vendos edhe misioni i përkohshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili e administroi vendin deri në shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

Të fundit