Flash News

Kosova

28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se 28 subjekte politike janë regjistruar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen me 9 shkurt në Kosovë. 

'Prej tyre 20 janë parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur. Ndërkaq numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë që përfaqësojnë këto subjekte politike është një mijë e 280 kandidatë”, tha zëdhënësi i Komisionit Qendror, Valmir Elezi.

“Më së largu deri më datën 25 dhjetor Komisioni Qendror i Zgedhjeve përmbyllë procesin e verifikimit. Por besojmë se që nga java e ardhshme KQZ do të mund të filloj me certifikimin e grupeve të ndryshme të subjekteve politike varësisht edhe nga përgjigjet që do të pranojmë nga këto institucione. Gjithashtu sipas planit tonë të aktiviteteve tërheqja e shortit për renditje në fletvotim është paraparë për fillim të vitit të ardhshëm”, tha Elezi.

Po ashtu, gjashtë subjekte janë nga radhët e komunitetit serb.

 

Të fundit