Flash News

Kosova

3 orë të ngujuar në një kafene, gazetarët largohen nga Zveçani me ndihmën e një serbi

3 orë të ngujuar në një kafene, gazetarët largohen nga

Gazetarët e Kosovës kanë arritur të largohen pas 3 orësh ngujim në një kafene në komunën Zveçan, ku janë shënuar incidente dhe tensione mes KFOR dhe protestuesve serbë.

Gazetari Xhemajl Rexha tha në një postim në Facebook se ishte pronari serb i një kafeneje ai që i përcolli ata deri të veturat e tyre.

“Pas 3 orësh njugim afër ndërtesës së komunës, me gjuatje të vazhdueshme të mjeteve të ndryshme jashtë, më në fund të gjithë gazetarët kanë arritur të largohen nga Zveçani dhe jemi të sigurt”, ka shkruar ai.

 “E kjo u bë e mundur vetëm falë pronarit serb të kafenesë që u sigurua të na përcjellë të gjithëve deri te veturat tona, afër stacionit të Policisë”, ka shkruar në fund Rexha.

3 orë të ngujuar në një kafene, gazetarët largohen nga

Të fundit