Flash News

Kosova

“35 mijë euro për ta vrarë”/ Reagon Albin Kurti: Nuk ndihem i rrezikuar!

“35 mijë euro për ta vrarë”/ Reagon Albin Kurti: Nuk

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë pas lajmin qau shpërnda në medie lidhur me një kërcënim që ishte adresuar kundrejt tij.

Kurti është shprehur se nuk ndihet rrezikuar dhe se nuk e ka ndryshuar axhendën e ditës.

“Së pari nuk ndjehem i rrezikuar, mirëpo janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Unë as dje as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time ,” tha Kurti.

Lajmi për kërcënimin e kryeministrit u konfirmua nga zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu, i cili tha se “kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”.

Dyshohet se kërcënimi është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale nga një person me profil të rrejshëm me emrin “Marki Mario”. Ai ka ofruar shpërblim prej 35 mijë euro për personin i cili vret kryeministrin Albin Kurti. 

Të fundit