Flash News

Kosova

37-vjeçari nga Kosova qëllon për vdekje ish-bashkëshorten në Gjermani, plagos motrën e saj

37-vjeçari nga Kosova qëllon për vdekje ish-bashkëshorten
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë nga ndodhur në Aachen të Gjermanisë. Një 37-vjeçar nga Kosova ka qëlluar për vdekje ish-gruan e tij 28-vjeçare, J. B. dhe ka plagosur motrën e saj 18-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafi, familja e viktimës me origjinë nga Mitrovica. Familjari ka pohuar se 28-vjeçarja është përballur me dhunë në kohën që ishte e martuar me autorin.

“Viktima ka qenë e martuar, por për shkak të dhunës që ka ushtruar ish bashkëshorti i saj janë ndarë”, ka thënë familjari.

Të fundit