Flash News

Kosova

5 viktima nga Covid-19, si paraqitet situata në Kosovë

5 viktima nga Covid-19, si paraqitet situata në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar edhe 77 raste të reja me këtë virus.

Në raportin ditor, thuhet se janë shëruar 696 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 4.176. Sa i përket vaksinimit, në 24 orëshin paraprak janë administruar 16.481 doza të vaksinës.

Që prej fundit të marsit, kur Kosova nisi fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, e deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë vaksinuar 503.498 persona.

Kujtojmë se në Kosovë përdoren vaksinat e AstraZenecas dhe Pfizer/BioNTech.

Të fundit