Flash News

Kosova

500 mijë vaksina nga SHBA mbërrijnë në Kosovë, Blinken: Së bashku mund ta mposhtim Covid-19!

500 mijë vaksina nga SHBA mbërrijnë në Kosovë, Blinken:
Në foto: Ngarkesa me 500.000 vaksina dërguar nga SHBA

Ngarkesa e parë me 500,000 vaksina, dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mbërritur pak më parë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken. Në një postim në Twitter, Blinken shkruan se ngarkesa me 500 mijë vaksina kundrejt Kosovës, është një dhuratë që përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe marrëdhëniet e palëkundura.

Blinken shton se me këtë dozë vaksinash, i përafrohen me afro 20% qëllimit të përbashkët të vaksinimit.

“Sot SHBA dhuroi këstin e parë prej 500,000 doza Pfizer për Kosovën, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të vaksinimit. E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, shkruan Antony Blinken në postimin e tij në Twitter.

Të fundit