Flash News

Kosova

A do të diskutohet draft-statuti i Asociacioni? Bislimi dhe Petkoviç përballen sot në Bruksel

A do të diskutohet draft-statuti i Asociacioni? Bislimi dhe Petkoviç

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit, teksa pritet të takohet me kryenegociatorin serb Petar Petkoviç .

Siç thuhet në njoftimin e Kryeministrisë, Bislimi do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit.

“Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve”, thuhet në njoftim.​

Ndërkaq, pak ditë më parë drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka deklaruar se kanë pranuar ftesën për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut, i cili do të mbahet këtë të enjte në Bruksel.

Petkoviç në një konferencë për media pas takimit mes presidentit serb, Aleksandar Vuçic dhe emisarit Mirolsav Lajçak, është shprehur se në këtë takim do të diskutohet për draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

Të fundit