Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Me rreth 600.000 banorë, Mali i Zi luan rol kyç në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, është faktor i rëndësishëm për NATO-n, pasi i ofron kontroll të plotë të bregut të Adriatikut. Përtej kësaj, ka statusin e vendit më të suksesshëm në rajon sa i përket procesit integrues në BE.
Arkitekt i gjithë kësaj ka qenë Millo Gjukanoviç. Herë si kryeministër, herë si president, ai ka udhëhequr politikën malazeze për më shumë se 30 vjet. Ka qenë udhëheqësi më jetëgjatë i zgjedhur në Evropë. Por, kësaj epoke duket se i ka ardhur fundi më 3 prill.
“Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi kanë përfunduar. Mali i Zi e ka bërë zgjedhjen dhe unë e respektoj. Unë e përgëzoj Jakov Millatoviçin për besimin që ka marrë në zgjedhje”, ka thënë ai, pas shpalljes së rezultateve paraprake.
Ka qenë kjo humbja e parë e Gjukanoviçit në zgjedhje prej se ka hyrë në politikë në fillim të viteve 1990.
Kundërshtari i tij në balotazhin e 3 prillit, Jakov Millatoviç, ka fituar 59 për qind të votave. Këtë rezultat, Mali i Zi e ka pritur për më shumë se 30 vjet, ka thënë ai.
“Mali i Zi po shkon përpara, drejt pasurisë, drejt barazisë, drejt një vendi të së drejtës, besimit dhe unitetit, drejt Malit të Zi evropian”, ka thënë Millatoviç, pasi ka shpallur fitoren.
Millatoviç, 36 vjeç, ekonomist i shkolluar në Perëndim, vjen nga partia “Evropa tani”, e cila është formuar vitin e kaluar dhe ka prirje të deklaruara pro-evropiane. Por, për t’iu kundërvënë Gjukanoviçit në balotazh, ai ka marrë mbështetjen e Frontit Demokratik – parti populiste e krahut të djathtë, me qëndrime të hapura pro-ruse dhe pro-serbe.
Millatoviq ka hyrë në politikë në fund të vitit 2020, si ministër i Ekonomisë në Qeverinë e Zdravko Krivokapiçit, pjesë e së cilës ka qenë edhe Fronti Demokratik. Ai është i afërt me Kishën Ortodokse Serbe, e cila ka luajtur rol të rëndësishëm në rrëzimin e Qeverisë së Gjukanoviçit në vitin 2020. Kisha, po ashtu, ka ndikuar në përbërjen e Qeverisë së Krivokapiçit, anëtar i së cilës ka qenë Millatoviç.
Si ministër, Millatoviç është konsultuar me Mitropolitin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, për rritjen e natalitetit. Ai, po ashtu, ka mbështetur nënshkrimin e një marrëveshjeje që rregullon marrëdhëniet e shtetit të Malit të Zi me Kishën, por që, sipas ekspertëve, është e kontestueshme në aspektin kushtetues të vendit.
Sa i përket politikës ndërkombëtare, Millatoviç ka thënë se nuk do të vë në pikëpyetje anëtarësinë e Malit të Zi në NATO, e as procesin euro-integrues.
“Unë, si president i Malit të Zi, bashkë me të gjithë ju, do ta fusim Malin e Zi në BE, në pesë vjetët e ardhshëm”, ka thënë ai para mbështetësve në Podgoricë.
Ky zotim, megjithatë, shihet me skepticizëm nga disa njohës të çështjeve politike në Mal të Zi, për faktin se Millatoviç ka të kaluar me Frontin Demokratik pro-serb. Presidenca në Mal të Zi është post ceremonial, por fitorja e bindshme e Millatoviçit do të ketë “ndikim vendimtar” në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që janë caktuar për datën 11 qershor, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë Sinisha Vukoviq, ligjërues i menaxhimit të konflikteve dhe politikave globale në Universitetin Johns Hopkins.
“Impulsi që është krijuar me këtë fitore të Jakov Millatoviçit, nuk do të kalojë pa u vënë re nga ana e votuesve. Do të ketë një numër të madh votuesish që do ta shohin këtë si shans për të mbështetur një opsion të ri politik – edhe pse për shumë kë, ai është i panjohur dhe vazhdon të shprehë qëndrime shumë të përgjithshme”, thotë Vukoviç.
Zllatko Vujoviç, profesor i shkencave politike në Universitetin e Podgoricës, shpreh po ashtu bindjen se partia e Millatoviqit do të tërheqë zgjedhës edhe të partive të tjera në zgjedhjet parlamentare. Nuk është e sigurt nëse “Evropa tani” do të mund ta formojë e vetme Qeverinë e ardhshme dhe kjo, sipas Vujoviçit, është shqetësuese.
“Millatoviç e ka thënë në një intervistë se ai dëshiron të bëjë koalicion me Frontin Demokratik dhe se atë e sheh si aleat të natyrshëm. Gjykuar nga kjo, ai është i afërt me politikën dhe ideologjinë e Frontit Demokratik, që është një politikë pro-serbe dhe pro-ruse”, thotë Vujoviç.
Mali i Zi e ka rreth një të tretën e banorëve që deklarohen si serbë. Marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe e kanë ndarë prej kohësh këtë vend në dy kampe – njërin që kërkon lidhje të ngushta midis shtetit dhe Kishës, dhe tjetrin që mbron një distancë me Kishën, duke pretenduar se Kisha personifikon ndikimin e vazhdueshëm të Serbisë.
Nga viti 2020, kur është rrëzuar qeverisja e Gjukanoviçit, janë rrëzuar edhe dy qeveri të tjera në Mal të Zi, për shkak të konflikteve të brendshme. Aktualisht, në detyrë është një qeveri teknike, me në krye Dritan Abazoviqin, i cili po ashtu ka qenë pjesë e Qeverisë së Krivokapiçit.
Në raportin e progresit për Malin e Zi, të publikuar në tetor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim për paqëndrueshmërinë politike dhe qeveritare në këtë vend dhe, rrjedhimisht, për vonesat në zbatimin e reformave.
Mali i Zi ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2008, dy vjet pasi ka shpallur pavarësinë nga Serbia.
Analistët thonë se është ende e paqartë nëse Millatoviç dhe partia e tij “Evropa tani” do të vazhdojnë t’i ndjekin politikat pro BE, përkundër deklarimeve. Vukoviç thotë se, në dy vjetët e fundit, Mali i Zi ka qenë një “thembër Akili” për BE-në.
Sipas tij, fitorja e Millatoviçit sinjalizon vazhdimësinë e politikës së ngjashme, që nuk ka synime faktike, por vetëm retorike, për ta dërguar Malin e Zi në BE. Vukoviç pret të shohë një Mal të Zi të lidhur më shumë me Serbinë.
“Formalisht, ‘Evropa tani’ është pro Evropës, pro NATO-s, dhe në njëfarë mënyrë vazhdon politikën e Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviçit, sidomos kur bëhet fjalë për politikën e jashtme. Por, në të njëjtën kohë, ajo do të angazhohet fuqishëm në bashkëpunim me Serbinë, në krijimin e një Serbie të vogël në Mal të Zi, e cila do të përcjellë plotësisht politikën e jashtme serbe”, thotë Vukoviç.
“Interesat e Serbisë janë të qarta. Ato janë: destabilizimi i Malit të Zi – ngjashëm siç është edhe destabilizimi i Kosovës dhe i Bosnje e Hercegovinës – dhe shfrytëzimi i komuniteteve serbe në këto tri shtete, jo vetëm për destabilizim, por edhe në vendimmarrje”.
Serbia është ftohur nga Mali i Zi kur ai ka shpallur pavarësinë në vitin 2006, por edhe kur Qeveria e Gjukanoviçit në vitin 2008 ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Millatoviç ka thënë këtë javë se vendi i tij nuk do ta tërheqë njohjen e Kosovës, e cila vazhdon të kundërshtohet nga Serbia. Për më tepër, Serbia ka lobuar në vende të ndryshme që të mos e njohin Kosovën, ose të tërheqin njohjen e saj.
Vujoviç thotë se deklarata e Millatoviçit për Kosovën ka qenë e pritshme.
“Aktualisht, ai nuk mund t’i lejojë vetes konfrontime me partnerët ndërkombëtarë. Megjithatë, është i qartë qëndrimi i tyre negativ ndaj pavarësisë së Kosovës. Deklarata e tij është vetëm një lëvizje taktike, për të mos nxitur reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian. Unë besoj se ai do të bëjë gjithçka të mundur që marrëdhëniet me Kosovën të jenë minimale, ekskluzivisht teknike, pa ndonjë bashkëpunim real. Shumica dërrmuese e zyrtarëve në partinë e tij kanë qëndrim negativ kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës, nuk e njohin atë, por i druhen reagimit të partnerëve ndërkombëtarë”, thotë Vujoviç.
Në Podgoricë, fitorja e Millatoviçit është festuar me këngë për Kosovën dhe me flamuj të Serbisë.
“Normalisht që presim të bëhet më mirë. Mjaft ishte, tung Millo”, ka thënë Gojko, një qytetar i kryeqytetit malazez, për Radion Evropa e Lirë.
“Shpërbërja e Republikës Federale të Jugosllavisë. A është kjo vepër e tij? Po. Njohja e Kosovës, gjë të cilën populli nuk e ka dashur. Hyrja në NATO – populli nuk e ka dashur”, është shprehur ai.
“Unë mendoj se ndryshimet janë të mirëseardhura, por jo me çdo kusht. Do të shohim se çfarë sjell kjo”, ka thënë Branka, një tjetër qytetare e Podgoricës.
Gjatë tri dekadave në pushtet, Gjukanoviç ka qenë dy herë president dhe gjashtë herë kryeministër. Periudha e udhëheqjes së tij është karakterizuar me afera të mëdha korrupsioni dhe akuza për shitjen e burimeve shtetërore. Ai ka besuar se marrëdhëniet jo të mira midis Podgoricës dhe Beogradit janë pasojë e ringjalljes së aspiratave serbomadhe ndaj Malit të Zi. “Sot, nacionalizmi i madh serb qëndron në krye të politikës shtetërore serbe”, ka thënë në një rast Gjukanoviç./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38