Flash News

Kosova

A do të mbyllet plotësisht Kosova? Ministria e Shëndetësisë jep detaje për situatën aktuale

A do të mbyllet plotësisht Kosova? Ministria e
Foto ilustruese

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri përmes një postimi në Facebook, bëri me dije se aktualisht një mbyllje totale  e vendit nuk është e nevojshme. Ai bëri të ditur se ka biseduar me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe me kryetarët e komunave lidhur me situatën, ku janë dakordësuar për rritjen e vigjilencës institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara

"U dakorduam të rrisim vigjilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara. Në këtë takim, u dakorduam se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes", shkruan ndër të tjera ai.

Të fundit