Flash News

Kosova

A do të tërhiqen forcat amerikane edhe nga Kosova? Si përgjigjet Albin Kurti

A do të tërhiqen forcat amerikane edhe nga Kosova? Si përgjigjet

Një postim i presidentit të SHBA, Joe Biden pak javë më parë ku shkruante se largimi i trupave nga Afganistani vjen edhe për përfundimin e një historie të ndërhyrjeve ushtarake për ribërjen e shteteve, ka ngjallur shumë pikëpyetje rreth asaj se çfarë po paralajmëron Amerika.

Debate të tilla janë ngjallur edhe në Kosovë, por kryeministri Kurti ka deklaruar se NATO nuk do të largohet nga Kosova.

Duke folur për Al Jazeera , Kurti thekson se rasti i Kosovës dhe Afganistanit nuk janë të ngjashëm.

Unë nuk mendoj që NATO do të largohet nga Kosova. Sepse NATO intervenoi këtu dhe misioni ishte shumë i qartë, për ta çliruar Kosovën, për të mos rënë përsëri në duart e Serbisë, shtet ky që është shumë i afërt me Rusinë.

Dhe e dimë që një prej arsyeve kyçe pse NATO ekziston është rreziku nga Rusia. Dhe pas Samitit të fundit të NATO-së në Bruksel është e qartë që NATO në Ballkan përfshirë Kosovën është  këtu për të qëndruar.

Në anën tjetër ne do të bashkohemi në NATO dhe Afganistani jo. Kosova do të futet në NATO. Prandaj janë dy situata të ndryshme. Ne gjithashtu po forcojmë ushtrinë tonë, sepse Serbia fatkeqësisht jo vetëm që s’po na njeh dhe s’po tregon pendesë për krimet e kaluara, por edhe kohë pas kohe grupon e rigrupon ushtrinë rreth kufijve tonë. Por ajo s’do të guxojë kurrë që të bëjë diçka të ngjashme që bënë në shekullin e kaluar”, ka deklaruar Kurti.

Të fundit