Flash News

Kosova

A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale?

A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe

Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump ka urdhëruar së fundmi të gjitha agjencitë federale të ndalojnë dhënien e granteve dhe kredive federale, sipas një memorandumi të brendshëm.

Por sa e prek ky vendim Kosovën? Për të sqaruar këtë çështje, eksperti i ekonomisë në Kosovë, Safet Gërxhaliu ka bërë një pasqyrë të ndikimeve që mund të ketë ky vendim në Kosovë.

Gërxhaliu thekson në Telegrafi se partneriteti i Kosovës me SHBA-në është shumëdimensional dhe ka rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit. 

Sipas tij, çdo tkurrje e ndihmave për Kosovën do të ndikonte negativisht në administratën shtetërore, sektorin privat dhe veçanërisht në sektorët prodhues.

Partneriteti i Kosovës dhe SHBA-së është i një rëndësie multi-dimensionale. Në këtë drejtim, çdo tkurrje e ndihmave për Kosovën do të jetë në dëm të administratës, në dëm të sektorit privat dhe në veçanti do të dëmtohet sektori prodhues. Dua të besoj që këto masa të proklamuara të hënën do të jenë kalimtare sepse është ngrirë për tri muajt e ardhshëm.


Por, ajo çfarë e veçon Kosovën nga vendet tjera të botës, në veçanti të Ballkanit Perëndimor është se këto masa po ndodhin në kohën kur Kosova është nën sanksionin e Bashkimit Evropian, sanksione ekonomike të cilat kanë pas një kosto afër dy miliardë euro.

Në këtë drejtim kjo ndalesë apo ngrirje e ndihmave do të jetë me efekte negative për administratën, për sektorin privat në Kosovë dhe në veçanti për prodhimin dhe ngritjen e kapaciteteve prodhuese në Kosovë”, tha ai.

Por, është koha siç u shpreh Gërxhaliu që institucionet të gjejnë një mbështetje alternative deri në një moment të caktuar.

“Por definitivisht partneriteti dhe bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i një rëndësie multi-dimensionale për Kosovën dhe nuk ka asgjë përveç partneritetit strategjik”.


Ai beson se këto masa të shpallura nga SHBA do të jenë kalimtare, pasi ato janë parashikuar të jenë të përkohshme.

“Besoj që projektet e filluara do të jenë në vazhdimësi, mirëpo për tre muaj besoj që nuk mund të priten projektet e reja dhe kjo do të jetë kostoja që do ta paguaj Kosova. Po nuk është vetëm Kosova edhe vendet tjera të botës. E tëra kjo është nën ri-dizajnim të ri të SHBA-së… nuk dëshirojnë të investojnë në diçka që nuk është në vizion apo me objektivat strategjike të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E shoh këtë ngrirje si një analizë interne për një qasje të re ku dhe në çfarë formë të investohet në të ardhmen dhe si të ndihmojnë shtetet në mënyrë që të ketë efekte pozitive në shumë dimensione”, vlerësoi njohësi i ekonomisë.

Të fundit