Flash News

Kosova

A flet shqip? Jakup Krasniqi duke qeshur: Jam kosovar! E flas dhe e kuptoj mirë gjuhën shqipe

Jakup Krasniqit i komunikohen 10 akuzat në Tribunalin e Hagës

A flet shqip? Jakup Krasniqi duke qeshur: Jam kosovar! E flas dhe e kuptoj
Në foto/ Jakup Krasniqi përballë tribunalit të Hagës

Në nisje të seancës gjyqësore, Gjykatësi i ka parashtruar Jakup Krasniqit të gjitha akuzat.

"6 akuza, për ndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave dhe 4 akuza për krime lufte, ndalim arbitrar, torturë, vrasje të paligjshme. U arrestua më 4 nëntor 2020, u transferuar në Hagë po atë ditë", tha gjyqtari.

Në një moment, i pyetur se nëse kupton gjuhën shqipe, Krasniqi duke qeshur tha: E flas dhe e kuptoj mirë gjuhën shqipe.

Prezantimi:
Unë jam Jakup Krasniqi.

Data e lindjes dhe vendi?
1951. Kosovar

E kuptoni gjuhën shqipe?

E flas dhe e kuptoj mirë gjuhën shqipe.

Zoti Krasniqi më konfirmoni nëse e keni marrë aktakuzën e datës 4?

Po e kam marrë. Një pjesë të saj e kam marrë në 4 nëntor 2020. Edhe në burgun e Hagës kam marrë një aktakuzë të korrigjuar. Është në gjuhën shqipe, e kam lexuar mirë dhe e kam kuptuar mirë.

Të fundit