Flash News

Kosova

A mund të ndryshohet rezoluta e Dick Marty? Si e komenton ish-ministri i Jashtëm i Kosovës

A mund të ndryshohet rezoluta e Dick Marty? Si e komenton ish-ministri i

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka treguar nëse mund të ndryshohet rezoluta e Dick Marty 11 vite pas prezantimit të tij.

Duke folur në Debat në A2 CNN, Hoxhaj tha se do të duhet një lobim i fortë i Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe në parlamentet kombëtare të vendeve anëtare, pasi asnjëherë nuk është vonë për të shkuar tek e vërteta.

“Ka qenë e domosdoshme që Shqipëria ta rikthejë këtë rezolutë në Këshillin e Europës. Hapi i parë është i rëndësishëm. Do të varet shumë se sa Shqipëria do të lobojë në këtë institucion dhe do të duhet të lobohet me parlamentet kombëtare që përfaqësohen në Këshillin e Europës dhe të shihet se si mund të shkohet përpara me këtë temë. Unë jam i bindur se për të ardhur tek e vërteta asnjëherë nuk është vonë. Qasja e kryeministrit ishte e duhura.

Tani kërkohet që të lobohet në kryeqendrat që duhet të marrin qëndrim për një çështje që është e rëndësishme për historinë e Kosovës dhe që ka të bëjë me luftën dhe sakrificën tonë për të ardhur deri te pavarësia. Jam i bindur që nuk është vonë që deputetët e Këshillit të Europës t’i kthehen ndërgjegjes dhe ta rishikojnë atë rezolutë”, u shpreh Hoxhaj.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ka kërkuar rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, dhe të shpallë të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Të fundit