Flash News

Kosova

Abazi për tensionet në kufi: Vuçiç i shqetësuar sepse pushtimi i Putinit po dështon

Abazi për tensionet në kufi: Vuçiç i shqetësuar

Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi ka komentuar situatën në veriun e Kosovës.

I ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në News24, Abazi thotë se ky territor më parë ka qenë nën kontrollin e Serbisë, ndërsa tani po i rikthehet Kosovës.

Sipas tij sot kemi një situatë që ka shqetësuar serbët se nuk kanë kontrollin si më parë në terren.

“Është i njëjti parim që aplikohet nga komuniteti ndërkombëtar, arsyeja pse Vuçiçi është  i shqetësuar është se situate ka ndryshuar në favor të Kosovës në veri. Policia e Kosovës ka kontrolluar dhe patrullon në gjithë zonën e veriut.

Kemi ndalimin e zgjedhjeve në pjesën veriore që Serbia e ka mbajtur si territorin e vetë dhe kemi një prezencë të shtuar. Në këto momente qytetarët në veri qeveria e Kosovës ka më shumë kontroll se më parë.

Në veri janë vrarë policë kosovarë, civilë, ka pasur të shtëna e bomba. Sot kemi një situatë që ka shqetësuar serbët se nuk kanë kontrollin si më parë në terren.

Fushatat e Putinit në Ukrainë nuk po shkon sipas planeve dhe Vuçiç ka kuptuar që planet e tij nuk do shkojnë si i ka menduar për të ndërhyrë në veri. Ai plan ka dështuar. Veriu i Kosovës ka qenë më afër Serbisë më parë. Në atë pjesë janë ngulur gozhda për ta ngulur nga Kosova dhe tani po hiqen dhe dhemb pak. Ama me heqjen e tyre këta persona që kanë kryer akte terroriste nuk paguhen më nga buxheti i Kosovës”, tha ai.

 

Të fundit