Flash News

Kosova

Abdixhiku: Grupi i VV-së në Tiranë ka qëndrime kundër interesave strategjike të Kosovës

Abdixhiku: Grupi i VV-së në Tiranë ka qëndrime kundër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se grupi i VV-së në Tiranë , ka qëndrime që bien ndesh me interesat strategjike të Kosovës.

Në një intervistë për RTK, Abdixhiku tha se qëndrimet që bien ndesh me strategjinë e Kosovës, po bëhen edhe me vendime qeveritare, duke akuzuar qeverinë Rama.

“Grupi i Tiranës brenda VV-së ka qëndrime që janë kundër interesave strategjike të Kosovës. Ato qëndrime po bëhen edhe vendime qeveritare. Po e sulmojnë NATO-n edhe zyrtarët amerikanë”, tha Abdixhiku.

Veriu i Kosovës së fundmi është ndodhur nën tensione për shkak të barrikadave që serbët kanë vendosur duke bllokuar pikat kufitare dhe duke izoluar lëvizjen e qytetarëve nga njëri kufi te tjetri.

Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje autoriteteve serbe të tërheqin barrikadat ose në të kundërt do të ndërmarrin hapa vetë.

Të fundit