Flash News

Kosova

Afati drejt skadimit, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë thirren në Bruksel për targat

Afati drejt skadimit, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë

Sot drejt Brukselit do të udhëtojnë kryenegociatorët e dialogut Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Me ndërmjetësimin e BE-së, ata do të mundohen të gjejnë një zgjidhje për çështjen e targave.

Kryenegociatorët u thirrëm nga i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Takimi vjen pas diskutimeve të dështuara mes Albin Kurtit dhe ALeksandër Vuçiç.

Ndërkohë që nuk na ndajnë shumë orë nga përfundimi i afatit për targat. Kosova shtyu dje zbatimin e vendimit për gjobat për targat ilegale me 48 orë, pas kërkesës së amerikanëve.

 

Të fundit