Flash News

Kosova

Agjentët e BIA-s dhe GRU-së ruse në veri/ Alarm për Kosovën, skenari që paralajmërohet

Agjentët e BIA-s dhe GRU-së ruse në veri/ Alarm për

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka deklaruar se në pjesën veriore ka persona të shërbimeve sekrete, si ai serb i njohur si BIA, dhe ai rus GRU.

“Kemi informata se elemente të BIA-s organizojnë grupet e ekstremistëve, edhe GRU-ja është aty. Ka edhe ekstremistë aty. Qeveria e Serbisë punon për të minuar sovranitetin dhe integritetin e Kosovës qoftë në aspektin diplomatin apo në shkelje të ligjit në Kosovë, duke mobilizuar dhe organizuar grupe kriminale”, tha Sveçla.

Siç kanë raportuar media të ndryshme, numri i këtyre personave që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë shkon deri në 300 veta, të cilët kryesisht prejardhjen e kanë nga Rusia dhe Serbia.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka treguar për mediat vendase edhe dy qëllimet kryesore, të cilat, sipas tij, i kanë pjesëtarët e BIA-s dhe GRU-së në veri të Kosovës.

“BIA dhe GRU-ja i kanë dy qëllime, ku e para ka detyrë primare pengimin e institucioneve tona në veri duke shantazhuar, kërcënuar çdo kënd që ndihmon institucionet e Kosovës, ndërsa e dyta ka qëllimin primar veprime të formës së sulmit, sabotimit dhe cenimit të rendit kushtetues duke u konfrontuar me institucionet e sigurisë me karakter gjeostrategjik/politik”, deklaroi Shala, i cili shton se Kosova gjendet përballë një skenari serb që mund të zbatohet nga momenti në moment.

Sipas tij, orët e ardhshme janë të rrezikshme dhe se duhet pasur kujdes të shtuar institucionet tona.

 

Të fundit