Flash News

Kosova

Aksident në Kosovë, humb jetën fëmija 1 vjeç

Aksident në Kosovë, humb jetën fëmija 1 vjeç

Një fëmijë njëvjeçar ka humbur jetën sot në një aksident në Hajvali të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar për mediat e Kosovës zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti po hetohet nga njësiti policor i trafikut.

“Sot rreth orës 13:00,  kemi pranuar informacionin për një aksident trafiku që ka ndodhë në Hajvali. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person (lindur në vitin 2023).  Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Të fundit