Flash News

Kosova

Aksident në Kosovë, një i vdekur

Aksident në Kosovë, një i vdekur

Një person ka ndërruar jetë sot në spital në Kosovë, pasi u godit një javë më parë nga një makinë në Llaushë të Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sot rreth orës 11:00, nga ShSKU-ja, është raportuar se viktima  këmbësori  49-vjeçar, i aksidentuar më datë 27 dhjetor 2023 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë ai.

Të fundit