Flash News

Kosova

Aksident në rrugën Lipjan-Shtime, një person humb jetën dhe një tjetër dërgohet në spital

Aksident në rrugën Lipjan-Shtime, një person humb jetën dhe

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Lipjan-Shtime, në afërsi të fshatit Grackë e Vogël.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, konfirmoi lajmin, duke shtuar se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

Aksidenti ka shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullim në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan-Bujan.

Njësia rajonale e trafikut ka ndërhyrë për lehtësimin e qarkullimit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Të fundit