Flash News

Kosova

Aksident rëndë në Kosovë, 3 të vdekur në aksin Mitrovicë-Pejë

Aksident rëndë në Kosovë, 3 të vdekur në aksin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Mitrovicë-Pejë, konkretisht në fshatin Çubrel, ku tre persona kanë humbur jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

“Situata është rënduar pas aksidentit në Çubrel, me tri viktima deri tani të konfirmuara nga Policia e Kosovës. Thellësisht i prekur nga ky aksident ku u shuan tri jetë. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjeve”, shkroi ai.

 

 

Të fundit