Flash News

Kosova

Aksident tragjik në Kosovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kosovë, humbin jetën tre persona

Një aksident i rënë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën Gjilan-Prishtinë në Kosovë.

Mediat vendase shkruajnë se një automjet ka humbur kontrollin e për pasojë tre persona që udhëtonin në të kanë humbur jetën.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që çuan deri në këtë aksident tragjik.

Ndërkaq në media është raportuar se dyshohet se vetura ka rënë në Liqenin e Badovcit

 

Të fundit