Flash News

Kosova

Aksidenti i rëndë me 10 viktima/ Ministri kroat jep detaje: 15 të plagosur janë në gjendje të rëndë, mes tyre një e mitur

Aksidenti i rëndë me 10 viktima/ Ministri kroat jep detaje: 15 të
Vili Berosh

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli ka shkuar në vendin ku ndodhi autobusi i Kosovës doli nga rruga dhe për pasojë humbën jetën 10 persona, nëntë pasagjerë dhe një prej shoferëve.

Ai tha për mediat se  ambasada po bënë çdo gjë në bashkëpunim me autoritetet kroate dhe kosovare që të tejkalohet situata e vështirë. Gjithashtu konfirmoi se autobusi ishte i linjës Prishtinë-Farnkfurt.

Ndërkohë ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh ka deklaurar se në spitalin rajonal të Slavonski Brod janë rreth 45 të lënduar, 15 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Mes tyre lënduarëve është dhe një vajzë e vogël.

"Kishte 67 pasagjerë dhe 2 shoferë në autobus. Për fat të keq, 9 pasagjerë dhe një shofer humbën jetën", shtoi ai. Rruga, ku ndodhi aksidenti ka qenë e bllokuar, por do të hapet shumë shpejt.

Të fundit