Flash News

Kosova

Aksidentohet autobuzi me 29 pasagjerë nga Kosova në Bullgari

Aksidentohet autobuzi me 29 pasagjerë nga Kosova në Bullgari

Një autobus me pasagjerë nga Kosova është aksidentuar në Bullgari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit afër Kyustendil.

Në të po udhëtonin 29 pasagjerë, gjashtë prej të cilëve ishin fëmijëve. Nga të dhënat paraprake pasagjerët nuk kanë pësuar lëndime. Ndërsa drejtuesi i mjetit ka pasur nevojë për shërbim mjekësor dhe është dërguar në spital.

Autobusi me pasagjerë është përplasur me një kamion që po transportonte dru. Ky i fundit kishte ndaluar në rrugë, pasi i kishte rënë një pemë nga ngarkesa që po transportonte.

Drejtuesi i kamionit është përpjekur që tu bëjë me shenjë mjeteve që po vininpër të ndaluar, por shoferi i autobusit nuk e ka parë.

 

Të fundit