Flash News

E-TJERA

Aksidentohet në Kroaci autobusi nga Kosova me 60 pasagjerë, të paktën 10 persona kanë humbur jetën

Aksidentohet në Kroaci autobusi nga Kosova me 60 pasagjerë, të
Pamje nga vendngjarja

Një autobus me targa të Kosovës është aksidentuar në  autostradën afër Slavonski Brod, Kroaci. Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën të paktën 10 persona dhe janë plagosur rreth 45 të tjerë. Ngjarja ka nodhur rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërsa dyshohet se 20 persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda në autobus. 

"Situata është shumë e vështirë dhe ka ende një numër të madh të pasagjerëve që janë në rrezik për jetën," tha Damir Brezic, një zëdhënës i policisë Brod-Posavina.

Drejtori i spitalit ku po marrin ndihmën mjekësore të plagosurit, Josip Samardžić tha se tetë persona janë në gjendje të rëndë për jetën. Sipas mediave kroate, ai bëri me dije se në spital janë paraqitur 40 persona.

Të fundit