Flash News

Kosova

Aksion në Mitrovicën e veriut, Policia e Kosovës sekuestron armë, eksploziv dhe uniforma ushtarake

Aksion në Mitrovicën e veriut, Policia e Kosovës sekuestron

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në një fshat të Leposaviqit, në Mitrovicën e Veriut, ku ka sekuestruar armë, municion, eksploziv dhe uniforma ushtarake.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni policor ka rezultuar i suksesshëm, ndërsa materialet e sekuestruara do të prezantohen për mediat në një konferencë zyrtare.

Në konferencë, e cila do të mbahet sot në ora 18:00 në ndërtesën e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe zv/drejtori i DRP Mitrovicë Veri, Veton Elshani.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi personat e dyshuar ose qëllimin e këtyre materialeve, por operacioni vjen në një moment kur situata e sigurisë në veriun e Kosovës mbetet e tensionuar.

 

Të fundit