Flash News

Kosova

Aksion në Veri të Kosovës, 9 të arrestuar , mes tyre një polic

Aksion në Veri të Kosovës, 9 të arrestuar , mes tyre

Një aksion është zhvilluar në Veri të Kosovës mëngjesin e sotëm me urdhër të të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

 Mediat vendase raportojnë se nga ky aksion janë arrestuar 9 zyrtarë të doganës dhe një polic, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu tha se “aksioni është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Lutfiu.

Ndërkaq, Elshani shtoi se Policia e Kosovës është duke kryer aksion në katër lokacione në komunat veriore të Kosovës.

“Jemi duke asistuar në katër lokacione”, ka thënë Elshani.

Ai tha se ky aksion ka të bëjë me doganat, mirëpo nuk dha detaje shtesë.

 

 

 

 

Të fundit