Flash News

Kosova

Aksioni anti-kontrabandë në Kosovë, drejtori i Doganës: Fillesat erdhën nga një vend i BE

Aksioni anti-kontrabandë në Kosovë, drejtori i Doganës:

Aksioni i qeverisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave shkaktoi zemërim dhe tension te pala serbe.

Në kuadër të aksionit u arrestuan 18 persona dhe të tjerë u shpallën në kërkim. Në një intervistë për Top Channel, drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu u shpreh se personat e arrestuar dhe të proceduar kishin dorë në të njëjtën skemë që fillonte nga futja e mallit në Kosovë deri te dorëzimi në një vend të BE-së.

Pikërisht ky vend i BE-së, i cili nuk bëhet i duar, mendohet të jetë fillesa e kontrabandës së mallrave.

Drejtori i Doganës bën me dije se vlera e mallit të konfiskuar është afër 250 mijë euro. Produktet e konfiskuara fillojnë nga cigaret që kanë akcizë të lartë. Sipas tij, njëri nga personat e shpallur në kërkim ka me dhjetëra procese gjyqësore, disa ende të hapura.

 

Të fundit