Flash News

Kosova

Aksioni i Kosovës në Veri, Vuçiç telefonon Lajçak: Nëse nuk i ndaloni ju, do ta bëjmë ne!

Aksioni i Kosovës në Veri, Vuçiç telefonon

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndërsa i ka kërkuar që që të ndalen veprimet e institucioneve të Kosovës në Veri.

Teksa ka mbajtur një takim urgjent në kazermat ushtarake të Serbisë në Rashkë, pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri, Vuçiç tha se i ka kërkuar Lajçak që të ndalen menjëherë veprimet në Veri.

Ndalojini ata. Nëse nuk jeni në gjendje ta bëni, do t’i ndalim ne”, deklaroi Vuçiç.

Ata më thanë ‘ne jemi duke punuar për këtë’ dhe pastaj i bënë ata të tërhiqeshin. Megjithatë, duhet të keni parasysh, sipas inteligjencës sonë, ata kishin mbështetjen e të paktën një shteti për atë që po e bënin sot, dhe ky nuk është një vend i BE-së”, tha kreu i shtetit serb.

 

Të fundit