Flash News

Kosova

Aksioni i policisë së Kosovës në Veri, Vuçiç: I mbështetur nga Britania e Madhe, nuk i lejoj të më bëjnë budalla

Aksioni i policisë së Kosovës në Veri, Vuçiç:

Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç ka ngritur dyshime se aksionin e Policisë së Kosovës për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës në veri të Kosovës e ka mbështetur Britania e Madhe.

Në një intervistë për TV Prva, Vuçiç ka sulmuar të gjitha ambasadat dhe zyrtarë ndërkombëtarë që përkrahën aksionin e Policisë së Kosovës.

“Ata që dolën me njoftimin se ishte një veprim i mrekullueshëm, turp për ju! Ju mund të jeni çdo vend që dëshironi”, tha ai, ndërs ashtoi se gjithçka në Kosovë bëhet me mbështetjen e vendeve të Quintit.

Ai ka aluduar se aksioni në veri është i mbështetur nga Britania e Madhe.

Unë kam marrëdhënie të shkëlqyera me Britaninë e Madhe dhe do t’i dua gjithmonë, por nuk do t’i lejoj të më bëjnë budalla”, u shpreh Vuçic.

Kujtojmë se Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka mbështetur Qeverinë e Kosovës në respektimin e sundimit të ligjit në gjithë vendin.

 

Të fundit