Flash News

Kosova

Akuza për hedhje gazi lotsjellës, Konjofca shpallet i pafajshëm

Akuza për hedhje gazi lotsjellës, Konjofca shpallet i pafajshëm

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit më 18 gusht të vitit 2016.

Kryetarja e trupit gjykues, Edita Çanta, ka thënë se “përgjatë procesit gjyqësor nuk është vërtetuar që Konjufca e ka kryer veprën penale për të cilën e akuzon Prokuroria Themelore në Prishtinë”.

Aktakuza për këtë rast ishte ngritur më 2017 dhe përmbante edhe akuzën për veprën penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, mirëpo ndjekja për këtë vepër penale është parashkruar vitin e kaluar.

Të fundit