Flash News

Kosova

Akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt, gjykata e Prishtinës lë në burg Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët

Akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt, gjykata e Prishtinës lë

Prishtinë, gjykata vazhdon masën e paraburgimit për tre të dyshuarit në vrasjen e Liridona Ademajt

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të zgjasë për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Masa e paraburgimit për të tre të dyshuarit do të zgjasë deri më 24 dhjetor 2024.

Sipas njoftimit nga zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, më 24 tetor 2024, gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për të vazhduar masën e paraburgimit për të pandehurit N.M, G.P dhe K.K.

Tre të dyshuarit fillimisht u arrestuan në dhjetor të vitit 2023, me gjykatën që caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, vendim që më pas u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit.

Ndërkohë, një i dyshuar i katërt, T.D., i cili akuzohet se i ka shitur armën dorasit, fillimisht ishte arrestuar më 9 dhjetor 2023 dhe u mbajt në paraburgim deri më 11 dhjetor. Gjykata më pas vendosi që ai të mbrohej në liri pas ankesës së tij kundër vendimeve të mëparshme të dy gjykatave më të ulëta.

Motivet e vrasjes së Liridona Ademajt, e cila kishte shtetësi suedeze dhe jetonte me familjen e saj në Suedi, ende nuk janë zbardhur.

Të fundit