Flash News

Kosova

Albin Kurti në Hamburg për të ndjekur kuqezinjtë përballë Kroacisë

Albin Kurti në Hamburg për të ndjekur kuqezinjtë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të jetë sot i pranishëm në stadiumin e Hamburgut për të ndjekur sfidën Kroaci-Shqipëri.

Loja luhet në “Volksparkstadion”, me fillim prej orës 15:00, dhe aty për ta parë lojën për së afërmi do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i sportit, Arlind Sadiku, i cili është duke e përcjell për së afërmi Euro 2024.

Ndryshe, skuadra e Sylvinhos do ta synojë fitoren për të shpresuar për një kalim tutje në fazën tjetër të “EURO 2024”.

Të fundit