Flash News

Kosova

Albin Kurti përjashtohet nga gara e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Albin Kurti përjashtohet nga gara e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është certifikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas mediave vendase, ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të LVV-së.

Kurti ishte dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale: përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ndërsa në shtator të po atij viti Apeli i vërtetoi dënimin e njëjtë.

Këto vepra nënkuptonin veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, liderit të LVV-së i është pamundësuar kandidimi në listën zgjedhore.

Përveç Kurtit, KQZ-ja nuk ka certifikuar edhe 46 kandidatë për deputetë edhe nga listat e partive tjera që po ashtu ishin të dënuar në tri vitet e fundit. 

Të fundit