Flash News

Kosova

Albin Kurti pritet në tubim me tensione, hidhen fishekzjarrë në drejtim të kryeministrit

Albin Kurti pritet në tubim me tensione, hidhen fishekzjarrë në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është pritur mirë sot nga qytetarët në tubimin zgjedhor në Skënderaj, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjatë përpjekjeve të kryeministrit Albin Kurti për të hyrë në sallën ku do të mbahej tubimi, u hodhën fishekzjarrë dhe mjete piroteknike në drejtim të tij.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije, se nuk raportohet për lëndime, por incidenti ka shkaktuar tensione.

Ndërkohë, para pak minutash, në afërsi të vendit ku po mbahej tubimi, janë dëgjuar dhjetëra simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) duke brohoritur “Na jena PDK, Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”.

Gjithashtu, janë dëgjuar edhe thirrjet “Zdravo”, të cilat lidhen me audio-incizimin e fundit të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, me Milan Radoiçicc, një ngjarje që ka shkaktuar polemika të mëdha.

Lidhur me rastin ka reaguar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

 

“Disa qyqanë të orkestruar nga partia paskan tentu me e pengu tubimin e Vetëvendosjes në Skenderaj. Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje.

Harroni që na ndalni. Po thyejm bastione një nga një, cep më cep. Dje në Deçan, sot në Drenicë, e çdo ditë deri në 500 mijë zemrat e 9 shkurtit. Politika primitive nuk kalon”, shkroi Çeku në rrjete sociale.

Të fundit