Flash News

Kosova

Albin Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor: Na presin shumë sfida

Albin Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor: Na presin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas shpalljes së rezultatit të balotazhit zgjedhor për zgjedhjet lokale, ku Vetëvendosja siguroi drejtimin e 7 komunave.

"Të dashur qytetarë të Kosovës,

Ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra.

Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s,

Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore", tha Kurti.

Të fundit