Flash News

Kosova

Albin Kurti takon krerët e opozitës për situatën në veri, merr mbështetjen e tyre

Albin Kurti takon krerët e opozitës për situatën në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryetarët e partive opozitare për situatën e krijuar në kufi. Ai priti kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ata i shprehën Kurtit mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve. Krasniqi dhe Abdixhiku theksuan mbështetjen për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera shtetërore.

“U bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Kurtit.

Prej ditës së hënë, dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, Janirje dhe Bërnjak janë të bllokuara. Situata në veri të Kosovës u përshkallëzua, pas vendosjes së reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës, vendim që u kundërshtua nga serbët, të cilët këto ditë kanë provokuar tensione në kufi.

Të fundit