Flash News

Kosova

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit në Kosovë

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit në Kosovë

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit në Kosovë. Propozimi i Haxhiut është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë, pas verifikimit të mandateve janë betuar 118 deputetët e pranishëm në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

120 deputetë që do të përbëjnë legjislaturën e dhjetë, 100 do të jenë nga partitë shqiptare, ndërsa 20 vendet e tjera janë të rezervuara për minoritetet.

Haxhiu ishte kandidate edhe në përpjekjet e deputetëve për formimin e legjislaturës së nëntë që përfundimisht rezultoi me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Të fundit