Flash News

Kosova

Ambasada amerikane në Kosovë: Inkurajuese që kaq shumë qytetarë dolën të votojnë paqësisht

Ambasada amerikane në Kosovë: Inkurajuese që kaq shumë

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar me një qëndrim zyrtar lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ku përgëzon qytetarët që votuan këtë të diele në mënyrë paqësore.

Ambasada kërkon që t’i jepet kohë KQZ-së dhe institucioneve të Kosovës për të numëruar votat.

Statusi i plotë nga Ambasada Amerikane:
Inkurajuese për të parë kaq shumë qytetarë që dalin të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia. Tani është e rëndësishme t’i jepet kohë dhe hapësirë Komisionit Qendror i Zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera të #Kosovës për të numëruar votat dhe për të bërë punët e tyre. #Votat e Kosovës2021

Encouraging to see so many citizens turn out to peacefully vote today, despite the weather & pandemic. Now it's...

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Sunday, February 14, 2021

Të fundit