Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia ka vetëm një rrugë, Ukraina dhe Kosova janë situata të ndryshme
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka deklaruar se Ukraina dhe Kosova janë “situata shumë të ndryshme”, duke shtuar se ajo që ndodhi në Kosovë në vitin 1999 të mos lidhet me atë që po ndodh aktualisht në Ukrainë.
“Kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, ato janë vende fqinje. Serbët jetojnë në Kosovë dhe ka shumë gjëra në Kosovë që janë të rëndësishme për Serbinë. Fqinjët duhet ta zgjidhin këtë. Mënyra e duhur është dialogu dhe negociatat me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel”, tha Hill për “N1”.
Ky i fundit i bëri të qartë Serbisë se ka vetëm një rrugë, që është ajo e BE-së. Kujtojmë që Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
“Serbët duhet ta vendosin këtë, dhe mendoj se kanë vendosur që e ardhmja e tyre të jetë në Perëndim dhe jo në ndonjë Lindje të padefinuar. Të gjitha këto e them në bazë të asaj që dëgjoj çdo ditë nga njerëzit, por edhe në bazë të deklaratave nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç”, tha Hill.