Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ambasadori finlandez në Prishtinë: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit përshpejton anëtarësimin në BE

Ambasadori finlandez në Prishtinë, Matii Nissinen, thotë se zbatimi i Marrëveshjes së dakorduar të Ohrit përshpejton procesin e anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për KosovaPress, Nissinen thekson se zbatimi i marrëveshjes është i detyrueshëm për të dyja palët.
Ambasadori Nissinen thotë se Kosova i përket organizatave evropiane dhe euroatlantike, derisa shpreh mbështetjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian. E prioritet i Finlandës për Kosovën, sipas tij, mbetet edhe rritja ekonomike, e cila, siç thotë ai, më së miri arrihet përmes bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Diplomati finlandez vëmendje të veçantë i jep edhe mjedisit të sigurisë në botë pas luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë, për çka thekson se është jetike që vendet si Kosova dhe Finlanda të vazhdojnë të mbështesin vlerat demokratike në botë.
Gjithashtu, ambasadori finlandez, që mori detyrën në shtator të vitit të kaluar, në intervistën me shkrim për KosovaPress flet edhe për atë se si Finlanda është zgjedhur për të gjashtën herë me radhë shteti me popullsinë më të lumtur në botë, ndërkohë që zbulon “sekretin” e kësaj.
Intervista e plotë:
Meqë kjo është edhe intervista juaj e parë, cilat janë përshtypjet tuaja për Kosovën dhe si i konsideroni marrëdhëniet midis Finlandës dhe Kosovës ndër vite?
Ambasadori Nissinen: Unë kam shijuar çdo moment këtu në Kosovë që nga ardhja ime në shtator. Më pëlqen natyra e saj, veçanërisht malet, mikpritja e njerëzve dhe sigurisht ushqimi. Ka qenë kënaqësi të takohem me shumë njerëz në mbarë vendin dhe të kem diskutime interesante me ta. Më kanë pëlqyer veçanërisht vizitat e mia të shumta në shkolla dhe universitete të ndryshme në vend, si dhe mundësia për të biseduar me studentët. Një nga prioritetet e mia do të jetë të takohem rregullisht me të rinjtë e Kosovës dhe të dëgjoj për shpresat dhe vizionin e tyre për të ardhmen. Këtë e konsideroj shumë të rëndësishme dhe këtu duhet të theksoj se Kosova jo vetëm që ka popullatën më të re, por e ka popullsinë e ndritur, entuziaste dhe të etur për të mësuar dhe për të kontribuar për të ardhmen e Kosovës.
Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Finlandës janë të shkëlqyera dhe datojnë prej shumë vitesh. Finlanda ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë mbështetësi më i madh i ngritjes së kapaciteteve të Kosovës dhe prioriteteve ndërkombëtare. Marrëdhënia jonë ka evoluar dukshëm gjatë viteve, dhe tani për shembull ka një fokus më të madh në zhvillimin e bashkëpunimit tonë ekonomik dypalësh. Në përgjithësi, unë e konsideroj marrëdhënien midis vendeve tona si një partner të barabartë, ku të dyja vendet mund të përfitojmë nga shkëmbimi i praktikave tona më të mira.
A duhet të thellohet edhe më tej bashkëpunimi ekonomik dhe cilat janë planet e Finlandës për investime në Kosovë?
Ambasadori Nissinen: Thellimi i bashkëpunimit tonë ekonomik është padyshim ndër prioritetet e mia kryesore. Jemi duke punuar në një sërë mundësish për të rritur bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe institucioneve kosovare dhe finlandeze, bashkëpunim nga i cili do të përfitonin të dyja vendet. Ekspertët tregtarë të Ambasadës sonë dhe unë po punojmë pa u lodhur për të promovuar tregtinë dhe mundësitë e tjera. Tashmë kemi një konfirmim të kompanive finlandeze që do marrin pjesë në Panairin e Përgjithshëm 2023 të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Sektori i TIK-ut, ekonomia qarkore, energjia e qëndrueshme dhe shumë sektorë të tjerë janë ndër sektorët ku shohim potencial të madh. Një nga qëllimet tona është të kemi më shumë vizita të kompanive dhe ekspertëve të fushave të ndryshme, në dhe prej Finlandës. Për shembull, tani në muajin maj, në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Kompanive të TIK-ut (STIKK), po sjellim në Kosovë ekspertë finlandezë në fushën e inovacionit dhe industrisë së lojërave. Qëllimi është të ndajmë njohuritë me qeverinë dhe akterët kryesorë të industrisë mbi praktikat më të mira dhe përvojën e Finlandës në sektorin e TIK-ut.
Po ashtu, jemi duke punuar në themelimin e një Ode Ekonomike për të mirën e kompanive finlandeze këtu në Kosovë. Ne jemi ende duke diskutuar modalitetet e një Ode të tillë, por kam besim se shumë shpejt do ta kemi në funksion. Nga kjo do të përfitonin shumë ato kompani finlandeze që duan të hyjnë në tregjet e Kosovës. Për arsye praktike, oda mund të krijohet si një nismë e përbashkët me miqtë tanë nordikë.
Ku është fokusi i përkrahjes së Finlandës në Kosovë, në cilat fusha?
Ambasadori Nissinen: Ambasada e Finlandës në Prishtinë së bashku me qeverinë finlandeze ka vendosur një grup të qartë prioritetesh për punën tonë. Prioriteti numër një është mbështetja e Kosovës në arritjen e prioriteteve të saj politike ndërkombëtare. Kjo nënkupton për shembull mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian. Liderët politikë në vendin tim i kanë mbështetur vazhdimisht dhe publikisht këto anëtarësime dhe unë personalisht do të bëj të njëjtën gjë këtu në Kosovë. Gjatë karrierës sime, kam punuar mjaft me çështjet e Bashkimit Evropian. Nëse ekspertiza ime në atë fushë mund të jetë e dobishme për rrugën e Kosovës drejt BE-së, kjo do të më bënte shumë të lumtur.
Tradicionalisht Finlanda ka theksuar fuqishëm mbështetjen për zhvillimin e shtetit ligjor dhe situatës së sigurisë në vend. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne kemi shumë ekspertë që punojnë në vend, duke filluar nga ekspertët ligjorë deri tek kontingjentet ushtarake. Gjithashtu, mbështetja për punën jashtëzakonisht të rëndësishme të bërë nga organizatat joqeveritare vazhdon të jetë në fokusin tonë. Personalisht, kohët e fundit jam takuar me OJQ-të e njohura finlandeze, si Fondacioni “Deaconess” dhe Shoqata e të Shurdhërve të Finlandës, ku të dyja këto po bëjnë projekte të vlefshme bashkëpunimi me homologët e tyre kosovarë. Unë do ta mbështes në çdo mënyrë këtë lloj bashkëpunimi.
Përveç kësaj, në bashkëpunim me kolegjin UBT kemi filluar një projekt i cili synon të rrisë njohuritë e studentëve për çështjet e BE-së. Do të bëj një projekt të ngjashëm edhe në shkolla dhe universitete të tjera.
Po flasim pak edhe për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. A i përkrah Finlanda synimet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare?
Ambasadori Nissinen: Absolutisht. Finlanda beson fuqishëm se Kosova i përket organizatave evropiane dhe euroatlantike. Këtë e kemi thënë vazhdimisht dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë. Qëndrimi afatgjatë i Finlandës ka qenë se, për shembull në rastin e anëtarësimit në BE, ata që plotësojnë kriteret janë të mirëpritur të anëtarësohen. Dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës, për shembull, është shumë i rëndësishëm për popullin e Kosovës dhe përkrahja e të drejtave të njeriut në vend. Finlanda fuqishëm e mbështet këtë.
Së fundmi është arritur edhe marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si e shihni këtë?
Ambasadori Nissinen: Është e qartë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vendimtar. Do të hapë shumë dyer për të dy vendet në organizatat ndërkombëtare. Marrëveshja e arritur në Ohër ishte një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Tani të dyja palët duhet të lëvizin me shpejtësi për zbatimin e saj. Marrëveshja dhe aneksi i zbatimit të saj janë të detyrueshme për të dyja palët. Bashkimi Evropian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë kanë theksuar gatishmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen që të dyja palët të përmbushin këto detyrime pa vonesë. Në fund të fundit, vendimet merren dhe veprimet merren nga vetë vendet, por komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të ndihmojë.
Siç thashë, tani zbatimi është kyç dhe palët duhet të shfrytëzojnë momentin aktual. Është e qartë që kemi hyrë në një fazë të re në procesin e dialogut. Unë mendoj se ndërmjetësuesi i BE-së do t’i ftojë palët në një takim shumë shpejt. Shpresojmë që ky momentum të vazhdojë dhe palët të qëndrojnë të përkushtuara edhe në fazat e ardhshme të procesit.
A mendoni që Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të shkaktojë problem gjatë zbatimit të kësaj marrëveshjeje si dhe për funksionalitetin e shtetit të Kosovës kur dihet që Serbia dëshiron asociacion me komptenca ekzekutive, ndërsa për Kosovën kjo përbën shkelje kushtetuese?
Ambasadori Nissinen: Si një element i rëndësishëm i marrëveshjes, Kosova është pajtuar që të nisë menjëherë negociatat në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për vendosjen e aranzhimeve dhe garancive specifike për të siguruar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. Kjo nuk është diçka e re, por bazohet në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, të cilat flasin për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Unë shpresoj se kjo është një fushë ku ne mund të shohim rezultate të shpejta, ndërsa dialogu i udhëhequr nga BE vazhdon.
A duhet të përfundojë i gjithë procesi me njohje reciproke?
Ambasadori Nissinen: Procesi i suksesshëm i normalizimit është sigurisht ajo që ne po kërkojmë. Mendoj se marrëveshja në Ohër krijon një momentum krejt të ri edhe në këtë drejtim, me synimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është e qartë se marrëveshja dhe zbatimi i suksesshëm i saj do të përshpejtojë edhe procesin e anëtarësimit në BE për të dyja vendet.
Të flasim pak edhe për Finlandën. Ajo u zgjodh për herë të gjashtë si shteti me popullsinë më të lumtur në botë, cili është çelësi i kësaj dhe cila është porosia juaj për politikanët kosovarë?
Ambasadori Nissinen: Ne finlandezët priremi të jemi mjaft modestë nga natyra dhe suksesi ynë i vazhdueshëm në sondazhin ndërkombëtar të lumturisë, mes shumë indekseve të tjera ndërkombëtare, ka shkaktuar reagime interesante në vendin tim. Sigurisht që ky sukses më gëzon shumë. Sipas mendimit tim, lumturia e njerëzve në Finlandë bazohet në themelet e forta të shoqërisë finlandeze në përgjithësi. Njerëzit ndihen të sigurt, i besojnë njëri-tjetrit, por edhe institucioneve shtetërore. Ne e ndiejmë shumë fort se në shoqëri të gjithë janë të barabartë dhe kanë të njëjtat mundësi në jetë. Ndonjëherë jeta sjell vështirësi, por në Finlandë në përgjithësi mund të ndiheni të sigurt se nuk do të mbeteni vetëm. Besoj se këto elemente kontribuojnë në faktin që ne ia dalim kaq mirë në këto sondazhe.
Kur pritet të ndodhë anëtarësimi i Finlandës në NATO dhe si e shihni sot botën përballë agresionit ushtarak rus në Ukrainë?
Ambasadori Nissinen: Mjedisi i sigurisë në botë ka ndryshuar mjaft në mënyrë dramatike. Besoj se është e një rëndësie vendimtare që vendet si Kosova dhe Finlanda të vazhdojnë të mbështesin vlerat demokratike në botë.
Ka kaluar më shumë se një vit që kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës. Që atëherë, BE-ja ka mbetur e vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën – dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Personalisht, jam i kënaqur të shoh që BE-ja ka ushtruar me kaq sukses fuqinë e saj ekonomike, mbrojtëse dhe politike.
Finlanda ka aplikuar për anëtarësim në NATO, së bashku me Suedinë. Kur secili vend anëtar të ketë ratifikuar Protokollet e Anëtarësimit, anëtarët ftojnë Finlandën të aderojë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, duke e bërë Finlandën një anëtare të NATO-s. Synimi ynë është që Finlanda, së bashku me Suedinë, të anëtarësohen në NATO sa më shpejt të jetë e mundur./KosovaPress
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38