Flash News

Kosova

Ambasadori i BE në Kosovë: Marrëveshja për Ligjin e të huajve mund të shërbejë si model për integrimin në BE

Ambasadori i BE në Kosovë: Marrëveshja për Ligjin e të

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka folur për gazetarët pak ditë para përfundimit të mandatit të tij. 

Ai u ndal edhe për fillimin e zbatimit të Ligjit për të Huajt, i cili tha se është cilësuar si frymëzim për shumë vende të Bashkimit Evropian për mënyrën se si duhet trajtuar aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në BE.

Orav ka shtuar se shpreson të ketë dinamika të reja në këtë proces.

“Aplikacioni për anëtarësim të Kosovës në BE nuk është trajtuar në proces. Një prej arsyeve ka qenë se, nga njëra anë, ekzistonin masa ndëshkuese ndaj Kosovës, dhe nga ana tjetër ishte e vështirë që vendet anëtare të BE-së të fillonin procesin. Nuk mund të flas këtu në emër të të gjitha vendeve anëtare, por tani kjo marrëveshje e 14 marsit i jep frymëzim shumë vendeve anëtare se si ta trajtojnë këtë çështje në të ardhmen e afërt”, ka deklaruar ambasadori Orav. 

Të fundit