Flash News

Kosova

Ambasadorja Çitaku uron Vetëvendosjen: Fitorja juaj është sukses për Kosovën

Ambasadorja Çitaku uron Vetëvendosjen: Fitorja juaj është

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka uruar Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhjet parlamentare, në kohën kur numërimi i rezultateve nga KQZ’ja ka shkuar në mbi 99 për qind.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku, i ka uruar suksese Vetëvendosjes, teksa dhe i tërhoqi vëmendjen duke i kërkuar të mos qeverisin me arrogacë.

Çitaku reagoi dhe më herët sa i përket mbarëvajtjes së procesit zgjedhor teksa tha: “I lumtë Kosovës për organizimin e zgjedhjeve 2021”.

Postimi i plotë:

Kosova shembullore sërish!

Urime Vetëvendosje! Ju dëshiroj mbarësi. Suksesi i juaj në qeverisje është sukses për Kosovën.

Ua dëshiroj më të mirën dhe uroj që mos të udheheqni me arrogancë.

Kemi me ju mbajtë për fjale.

Bravo PDK-së e cila ndonëse në rrethana të vështira, sërish paranoi pa ekuivoke rezultatet. Standardet vendosen çdo ditë.

Të fundit