Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza e DW: Do të ketë pasoja nëse Kosova dhe Serbia nuk ulin tensionet në veri

Këshilli i Bashkimit Evropian bëri thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës duke paralajmëroi masa ndëshkuese në rast se Kosova dhe Serbia dështojnë.
Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së pas samitit dy ditor në Bruksel theksuan se zgjidhja e problemeve në veri të Kosovës duhet bërë në bazë të rekomandimeve të 3 qershorit të Bashkimit Evropian, që përfshijnë “pezullimin e operacioneve policore, që kryetarët e komunave t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të tjera, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe pjesëmarrjen në zgjedhje të serbëve të Kosovës.
Pasoja negative
Kosovës dhe Serbisë u kërkohet të krijojnë kushtet për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës. “Dështimi për të ulur tensionet do të ketë pasoja negative”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Po ashtu kërkohet që palët të vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së normalizimit.
“Është thelbësore që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja i udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të vazhdojë. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në njoftim.
Plani tetë-pikësh i Kurtit nuk komentohet nga BE-ja
Një ditë më parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti paraqiti njëplan tetë-pikësh për shtensionimin e situatës në veri, duke e kushtëzuar tërheqjen e forcave policore nga objektet komunale me reduktimin e dhunës, ndërsa për zgjedhjet e parakoshme, ai ka kërkuar organizimin e një peticioni që duhet të mbështetet nga të paktën 20% për qind e votuesve. Në planin e tij kryeministri Kurti nuk e përmend çështjen e Asociacionit. BE-ja nuk e ka komentuar planin e Kurtit.
Po ashtu pak para fillimit të Samitit të Këshillit të BE-së, qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, shpalli terroriste dhe kërcënim për rendin kushtetues të Kosovës, dy organizata të serbëve të veriut, “Mbrojtjen Civile, e njohur si “Civilna Sastita”, dhe Brigadën e Veriut e njohur si “Brigada Sever”. Disa nga ambasadorët e vendeve të Quintit në Kosovë, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, thanë se për këtë vendim, qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe për këtë ata janë të habitur.
Lista Srpska: Planet e Kurtit janë djallëzore
Kurse Lista Srpska, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, tha se vendimi i qeverisë së Kosovës për të shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” është “pjesë të planit të regjimit të kryeministrit Kurti për të vazhduar me terrorin politik në veri të Kosovës dhe arrestimin e serbëve”.
“Planet që dalin nga ky vendim tregojnë se në vend të shtensionimit në bazë të thirrjeve të gjithë bashkësisë ndërkombëtare dhe mbarë popullit serb, Kurti po planifikon përshkallëzim të mëtejshëm, represion dhe konsolidim të pushtetit parapolicor dhe pushtues në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Lista Srpska u bëri thirrje “misioneve të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian në Kosovë, KFOR-it dhe EULEX-it, që të vendosin menjëherë forcat e tyre në veri të Kosovës, në mënyrë që të parandalojnë Kurtin që të realizojë planin e tij djallëzor dhe të rrezikojë paqen”.
Autoritet e Prishtinës zyrtare ndërkaq, sqaruan se “vendimi për shpalljen e organizatave ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’, organizata terroriste, nuk do të prekë askënd që mund të ketë kryer vepra penale para këtij vendimi”. Por, sipas ligjit në Kosovë, kur organizatat shpallen terroriste, aktiviteti i tyre ndalohet menjëherë dhe ҫdo aktivitet i mëtejmë i tyre do të ketë pasoja të rënda ligjore.
Gërvalla: Masat ndëshkuese të BE-së mesazhe të rrezikshme
Bashkimi Evropian edhe javën e shkuar edhe të premten pas Samitit, paralajmëroi masa ndëshkuese për Kosovën për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Masat pritet të hyjnë në fuqi këtë javë. Këto masa ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i cilësoi si “të panevojshme” dhe që sipas saj përcjellin “mesazh të rrezikshëm”.
“Ne mendojmë që masat e tilla janë të panevojshme për shkak se është shumë e rëndësishme që në një situatë të tillë në të cilën ndodhemi, mesazhi t’u dërgohet qartë dhe pa asnjë mundësi për keqkuptim atyre të cilët i kanë krijuar trazirat në pjesën veriore të Kosovës, në katër komunat tona”, tha ministrja Gërvalla. Sipas saj këto vendime të Brukselit po dërgojnë “mesazhe të rrezikshme” në Beograd.
Në mesin e masave të para ndëshkuese që ka parashikuar BE-ja për Kosovën janë: pezullimi i punës së të gjitha grupeve të punës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Po ashtu është paralajmëruar se do të pezullohet financimi i programeve të BE-së, mosmiratimi i projekteve nga Fondi për Investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimi i takimeve në nivele politike./DW/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38