Flash News

Kosova

Arizona njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Arizona njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së

Ambasada e Kosovës në Uashington ka njoftuar se shteti i Arizonas njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Faleminderit Guvernatores Katie Hobbs për njohjen zyrtare të 17 shkurtit si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Arizona”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Në njoftimin e publikuar nga Zyra e Guvernatores theksohet se “Shteti i Arizonës është i nderuar të qëndrojë pranë shqiptaro-amerikanëve në mbarë shtetin për të përkujtuar 17 shkurtin 2008 si Ditën e Pavarësisë së Kosovës”.

Dokumenti thekson se “më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës shpalli zyrtarisht pavarësinë në Prishtinë”, duke e cilësuar këtë moment si një hap historik të mbështetur në “parimet e sovranitetit dhe vetëvendosjes”.

Në përfundim, Guvernatorja Hobbs shpall zyrtarisht 17 shkurtin 2026 si “Dita e Pavarësisë së Kosovës në Arizona”, duke e njohur këtë datë në nivel shtetëror dhe duke riafirmuar mbështetjen për vlerat e lirisë dhe pavarësisë.

Të fundit