Flash News

Kosova

Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartave bankare në Gjilan

Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se, pas veprimeve hetimore, ka ndaluar pesëmbëdhjetë persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që lidhen me mashtrimin kompjuterik dhe keqpërdorimin e kartelave bankare.

Të ndaluarit dyshohet se gjatë periudhës janar- tetor 2024 në komunën e Vitisë kanë vepruar në mënyrë të organizuar për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme pasuri përmes ndërhyrjes në sistemin kompjuterik të një institucioni bankar.

Sipas Prokurorisë, ata kanë shfrytëzuar një hapësirë kohore prej 15 sekondash gjatë sinkronizimit të transaksioneve mes shërbimeve bankare online dhe automatëve për para për tërheqjen e shumave të ndryshme të parave nga Raiffeisen Bank, duke shkaktuar një dëm të përgjithshëm prej 186 mijë eurosh.

Prokuroria njoftoi gjithashtu se ndaj të ndaluarve do të kërkohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale "Mashtrimi kompjuterik" dhe "Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”./ REL

 

Të fundit