Flash News

Kosova

Arrestohen 4 persona për blerje votash në Kosovë

Arrestohen 4 persona për blerje votash në Kosovë

Në Kosovë janë arrestuar katër persona për blerje të votave. Ata janë kapur mbrëmjen e djeshme në Kllokot dhe akuzohen për veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”. Policia bën me dije inicialet e të arrestuarëve, që janë A.D., M.K., A.T dhe Xh.B.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin zyrtar. 

Të fundit