Flash News

Kosova

Arrestohet 59-vjeçari i dyshuar për plagosjen e 4 personave në Ferizaj; një 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Arrestohet 59-vjeçari i dyshuar për plagosjen e 4 personave në
Tre nga katër personat e lënduar në një incident me thikë në Ferizaj po trajtohen në Klinikën Emergjente në QKUK. Sipas drejtorit të kësaj klinike, Naser Syla, një vajzë 10-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje stabile.

Policia ka konfirmuar se personi i dyshuar, 59-vjeçari Ekrem Hyseni, u kap pas një operacioni të shpejtë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë. Ai u arrestua në rrugën "Riza Matoshi" pranë qendrës tregtare "Plus Market" dhe u dërgua në stacionin e policisë në Ferizaj për hetime të mëtejshme.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se hetuesit dhe ekspertët krimteknikë janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes, ku është sekuestruar edhe një mjet i mprehtë që dyshohet se është përdorur në sulm.

Të fundit